Greqi – BE, nuk mund të miratojmë ndihmë financiare

Të këtij mendimi janë shprehur drejtuesit e lartë evropianë në takimin që kanë zhvilluar me përfaqësuesit e delegacionit grek në Bruksel, të kryesuar nga kryeministri Jorgos Papandreu. Por nga ana tjetër, ata kanë theksuar se Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm, të paktën për momentin, për të miratuar një ndihmë financiare për Greqinë. Sipas kryeministrit suedez, Fredrik Reinfeld, gjendja financiare e Greqisë është problem i brendshëm i saj, për zgjidhjen e të cilit duhet të sillen vendime nga brenda. Ndërkaq, vetë kryeministri aktual grek George Papandreu, përmes një deklarate publike ka ngritur shqetësimin dhe alarmin në të njëjtën kohë se efektet e krizës financiare në këtë vend rrezikojnë sovranitetin kombëtar. “Nëse Greqia nuk eliminon borxhet, atëherë janë ato që do ta eliminojnë ato”, tha ai. Qeveria e re e kryesuar prej Papandreut ka njoftuar se këtë vit deficiti buxhetor do të jetë shumë më i lartë nga ai që pritet dhe do të arrijë në rreth 12,7 për qind të prodhimit të përgjithshëm bruto të vendit.

Advertisement