Shpesh personazhe të njohur përdorin Photoshopin në mënyrë të gabuar në fotot që publikojnë në rrejtet sociale, duke u kthyer dashje, padashje në “tabelë qitje” me komentet e fansave.
Këtë herë ka qenë pikërisht supermodelja Naomi Campbell, që ka publikuar një foto në Instagram, për të cilën ka marrë kritika të shumta nga ndjekësit e saj.
Sipas tyre, supermodelja ka përdorur photoshop-in për të zvogëluar tiparet në fytyrën e saj, duke e zvogëluar hundën më shumë se çduhet. Ata kanë shtuar se ajo nuk ka nevoj për Photoshop, pasi është yll vetë.
Nga ana tjetër Naomi njihet dhe si një grua e cila është shumë e lumtur me pamjen e saj fizike. Në shumë intervista ajo është shprehur se nuk do të pranonte kurrësesi ndërhyrje me anë të Photoshop-it në fotot e saj.
Nuk kam asgjë me vajzat që i bëjnë këto ndërhyrje, por vetë nuk do t’i pranoja kurrësesi,” është shpehur ajo.
Me shumë mundësi gabimin me Photoshop e ka bërë fotografi i saj, megjithatë foto vazhdon të qëndrojë në Instagram dhe modelja nuk ka dhënë ende asnje reagim.