Ish-banorja e “Big Brother”, Xheni ishte e ftuara e kësaj të mërkure në emisionin PopCulture, e cila kishte ardhur plotësisht me një look të ri, nga brune ajo është bërë bionde.
Gjatë intersitës së saj, ish-banorja e Big Brother, foli për projektet e saj, por edhe për jetën personale.
E pyetur se si ia del të ketë linja kaq perfekte trupore, Xheni përgjigjet se dobësimi i saj nuk ka ardhur për shkak të dietave, por ngjarjeve të ndodhura në jetën e saj.
“Kur u ndava nga Benardi pata shumë mërzitje. Nuk kisha aspak oreks dhe kështu nisa të dobësohesha. Kishte shumë gjëra në jetën time që nuk shkonin. Pas kësaj ngjarjeje unë ika në Itali. Me Benardin kishim mospërputhje karakteri. Kishte xhelozi nga të dyja palët. Probleme që nuk arritëm ti zgjidhnim. Unë jam tip që qesh shumë, ndërsa benardi ishte shumë serioz. Kemi folur edhe pas ndarjes. Fajtore për ndarjen nga Benardi jam unë. E kam dashur shumë Benardin. Pavarësisht kësaj, shpesh më ndodh ta mendoj rikthimin me të. Nëse ndodh, prindërit e mi nuk janë kundër”.
Aktualisht Xheni është single, dhe shprehet se nuk ka ndërmend të krijojë një lidhje të re.