Miku i tij tregon anën e “keqe” të Ermalit

Ermal Mamaqi është një nga personazhet më frymëzues të ekranit shqiptar, pasi ai i ka treguar të gjithëve që me punë mund të arrihet gjithçka.

Pikërisht për këtë ka folur dhe miku i tij, ish-antari i “The Dreams, Sony NRG, i cili i ftuar në emisionin Rudina në Klan tha: “Ndoshta do të doja të bëhej pak më i keq, që ne të punojmë më shumë…Ermali është korrekt, të ndihmon, është bashkëpunues, i fton për drekë e për darkë kolegët e tij, por Ermali ka një gjë. Nëse nuk punon, nëse e thyen kodin, ligjin, mendoj se bie shpejt…’ i është përgjigjur Sony pyetjes se çfarë do të ndryshonte te Ermali.

Advertisement