Gati për xhirime!

Advertisement

Çifti i famshëm ka zbritur në Kingston të martën për të xhiruar videoklipin që do të shfrytëzohet si përmbajtje e turneut “On The Run II” në dhjetëra koncerte nëpër botë.

Bey dhe Jay janë fotografuar teksa lëvizin me motor në kryeqytetin e Xhamajkës duke u filmuar. Ata ishin në lagjen Trenchtown, e cila është mjaft e njohur pasi aty ndodhet shtëpia e legjendarit Bob Marley.

Për ditën e saj të xhirimeve, Beyoncé kishte veshur një xhaketë prej najloni të qëndisur nga Gucci, e cila kushton më shumë se 5.800 dollarë, çizme rozë dhe pantallona xhins të shkurtra si dhe geta rrjetë.

Jay nga ana tjetër ishte veshur me një kostum sportiv nga Puma, si dhe atlete nga e njëjta markë.

Thuhet se të dy janë të shoqëruar nga tre fëmijët e tyre dhe një dado, dhe do të kalojnë pak kohë në një vendbanim privat.

Raportohet gjithashtu se çifti do të filmojë video të tjera dhe këngë ndërsa ndodhen aty.