Një fituese e “Miss Bum Bum”-it në vitin 2016 ka paditur Cristiano Ronaldon.

Bëhet fjalë për bukuroshen braziliane Erika Canela, e cila thotë se ka marrë mesazhe “seksualisht fyese dhe ofenduese” kur i dha fund marrëdhënies 2-mujore me yllin e futbollit, pasi zbuloi se ai kishte të dashur.

Advertisement

“Nuk haja më, nuk flija më dhe nuk doja më të dilja nga shtëpia”, deklaroi 26-vjeçarja për “The Sun”. Avokatët e saj do të ngrenë një çështje kundër sulmuesit të Realit dhe do të kërkojnë dëmshpërblim, pasi veprimet e tij ishin “poshtëruese” dhe kanë “ndikuar shumë në gjendjen emocionale të Erikës.

Tashmë Erica Candela ka hequr dorë nga modelingu duke iu përkushtuar studimeve për mjekësi.