Turi lajmëron mbylljen e programit: Sonte puntata e fundit e “Oktapod”

Moderatori Turjan Hyska, i njohur prej shumë vitesh si një nga figurat kryesore të Vizion Plus ka lajmëruar me anë të një postimi në Instagram se programi që ai ka prezantuar prej vitesh, tashmë do mbyllet.

Oktapod ka qenë një ndër programet që ka arritur të mbajë të mbërthyer pas ekranit shumë teleshikues të premteve mbrëma.

Advertisement

Bashkangjitur një fotoje të logos së emisionit, Turjani shkruan: Kjo foto qenka postimi im i parë në Instagram! Është logo fillestare e “Oktapod”, i cili erdhi në tokë në datë 9 prill të vitit 2014 dhe kthehet në det sërish, sot pas mesnate! Për mua ka qenë një eksperiencë interesante që më ka shërbyer shumë! Falenderoj gjithë ata që kanë ardhur të ftuar, ata që na kanë ndjekur dhe stafin tim të ngushtë! Tani e tutje bëni, ç ‘bëni gjatë ditës, natën nuk do e kaloni më me mua! R.I.P Oktapod… 9prill 2014 – 16 Mars 2018.”