Pas mosmarrëveshjeve të Getinjo dhe Mozzik, edhe Enca ka prishur marrëdhëniet me menaxherin e saj.

Kastriot Berisha ka sqaruar përmes Facebook pse ka vendosur të mos përfaqësojë më këngëtaren. Duke përmendur ligj e kanun, ai e akuzon këngëtaren për mashtrime prapa shpinës dhe shprehet se është gati t’i shkojë kësaj pune deri në fund. Sipas statusit, Berisha ka bllokuar gjithë koncertet e Encës, të cilat i kishte në menaxhim. Deri tani, s’ka patur asnjë reagim nga këngëtarja.

Advertisement

“Pas disa padrejtësive dhe mashtrimeve pas shpine deshta me ju informu qe nga sot un nuk e perfaqsoj #ENCEN mo ..nuk je e para qe vepron ne ket menyr , por ka ardhur koha te funksionoi ligji ose kanuni dhe ti vetëdisoj disa artistë qe duhet respektuar punën dhe nuk mundesh te bëhesh pronare në shpinën e dikujt tjeter ..deri sa të mbledhësh mend Ruensa Haxhiaj e ki te ndalume te flasesh me mu dhe block e ke ne qdo event qe mbahet, hajde shnet .. vazhdojmë”,shkruan Berisha.

Kastrioti e kishte në menaxhim Encën për koncerte prej një viti, por duket se gjëra nuk kanë shkuar mirë mes tyre.