Ky problem shëndetësor detyron Dua Lipën të anulojë koncertet

Para pak kohësh Dua Lipa njoftoi se do të bashkohej me Bruno Mars si mbështetëse e turit të tij.

Por mesa duket Duas jo çdo gjë ka shkuar ashtu siç e priste, pasi dhëmballa e saj e pjekurisë po i shfaq probleme mjaft serioze dhe dentisti i ka sygjeruar ta heqi menjëherë. Për këtë arsye këngëtarja nga Kosova është detyruar të anulojë koncertet derisa të bëhet mirë.

Advertisement

“Më vjen shumë keq që më duhet të anuloj disa nga koncertet e mija si mbështetëse e Bruno Mars. Kam performuar me një dhimbje të tmerrshme prej dhëmbit tim të pjekurisë dhe dentisti im më ka sugjeruar që të heq atë urgjentisht. E kam shijuar këtë tur shumë dhe jam shumë e nervozuar që jeta morri këtë kthesë por shpresoj që do të shërohem shpejt dhe do të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur. Faleminderit që po më kuptoni.”,- ka shkruar Dua.