Katy Perry në betejë ligjore për manastirin, murgesha vdes gjatë seancës gjyqësore

Një murgeshë e përfshirë në një mosmarrëveshje pronësie me këngëtaren Katy Perry ka ndërruar jetë gjatë seancës gjyqësore.

89-vjeçarja Catherine Rose Holzman, sipas mediave amerikane, fillimisht u rrëzua në sallën ku po zhvillohej seanca dhe përfundoi e vdekur.

Advertisement

Ajo ishte një nga dy murgeshat të cilat po përballeshin në një betejë ligjore me Perry dhe Kryepeshkopin e Los Anxhelosit për një ish-manastir në qytet.

Perry pranoi të blinte pronën për 14.5 milionë dollarë në vitin 2015, por marrëveshja u ndryshua kur banorët e mëparshëm kundërshtonin.

Catherine Rose dhe Rita Callanan u bë e ditur se nuk ndiheshin mirë për t’iu dorëzuar manastirin dhe tetë hektarë tokë rreth banesës, yllit Katy Perry, hitet e së cilës shpesh qëndrojnë provokative pasi përfshijnë ”I Kissed A Girl” dhe ”Ur So Gay”.

Në tentim të bindjes këngëtarja Katy Perry thuhet se i ka vizituar murgeshat, dhe u ka treguar atyre tatuazhin e saj të Jezusit, por nuk kishte mjaftuar me kaq.

Ajo raportohet se u ka kënduar edhe himn atyre, por dyshja kurrsesi nuk bindej, thuhet më tej sipas BBC.