Në një mbledhje të parashikuar në mesditë mes kryesocialistit Rama dhe grupit parlamentar të PS, do të merren në shqyrtim të gjitha çka kanë ndodhur deri tani për të gjetur format e duhura me se të vijojë kundërvënia ndaj qeversië. Paskëtaj, pritet që Edi Rama të dalë me një deklaratë publike, përmes së cilës ai do t’i drejtohet të gjithë atij që e quan “populli opozitar”, duke i komunikuar masat e reja në kuadrin e lëvizjes opozitare. Kjo e fundit mësohet tashmë se nuk do të ketë më në qendër të saj kërkesën ultimative për hapjen me çdo kusht të kutive të votimit të 28 qershorit, por largimin e qeverisë së drejtuar nga Berisha dhe realizimin e zgjedhjeve të parakohshme.


