Kosovë – Sot seancë dëgjimore me Austrinë, Azerbajxhanin, Bjellorusinë dhe Bahreinin

Monday, September 7, 2026

Axhenda e sotme parashikon paraqitjen fillimisht të Austrisë, për të vijuar më pas me Azerbajxhanin, Bahreinin dhe Bjellorusinë. Ndërsa Austria dhe Bahreini kanë dhënë arguente pro, Azerbajxhani e Bjellorusia kanë dalë kundër sot me fjalimet e tyre. Shqipëria e mbajti dje dëshminë e saj në Hagë, përmes të cilës ka mbrojtur pavarësinë e Kosovës dhe vullnetin politik të popullit të saj për të qenë i pavarur. Në seancën e djeshme ishte vetëm Argjentina ajo që e kundërshtoi shpalljen e pavarësisë. Përfaqësuesja e saj, e ka cilësuar deklaratën e pavarësisë në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit. “Pavarësia e Kosovës ka shkelur parimin e integritetit territorial dhe nuk është në harmoni me të drejtën e popujve për vetëvendosje”, ka thënë ajo. Nga ana e tyre, autoritetet kosovare kanë dalë dje me një deklaratë duke shtuar se dalja pro, e pritshme e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, do të sigurojë më shumë njohje drejt saj në të ardhmen nga shtetet që deri tani kanë hezituar ta bëjnë një gjë të tillë.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM