7 Marsi/ Presidenti Meta uron mësuesit: Mirënjohje për veprën tuaj

Sot në të gjithë shkollat e Shqipërisë po festohet 7 Marsi, e njohur ndryshe si Dita e Mësuesit.

Me këtë rast Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar të gjithë mësuesit, pedagogët dhe profesorët. Presidenti Meta falënderon të gjithë mësimdhënësit, për punën dhe misionin e tyre fisnik.

Advertisement

“Sot në Ditën e Mësuesit, dua t’ju uroj nga zemra të gjithë mësuesve, pedagogëve dhe profesorëve shqiptarë: Gëzuar 7 Marsin, ditën e nderimit të madh të veprës suaj të ndritur. Mirënjohja, dashuria e respekti do të shoqërojnë përjetësisht punën dhe misionin tuaj fisnik”,- uron Meta.

Kjo festë kombëtare nisi 128 vjet më parë, më 7 mars 1887, pasi në Korçë u hap mësonjëtorja e parë e shkollës laike shqipe. Që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si Dita e Mësuesit, për të përkujtuar atë ngjarje të rëndësishme kulturore dhe historike.