I ftuar sot në emisionin e përditshëm You & Me në NRG Radio me Julkën dhe Arjonin ishte themeluesi i fondacionit në ndihmë të njerëzve në nevojë “Fundjavë Ndryshe”, Arbër Hajdari.
Gjatë intervistës, Arbëri bëri të ditur se “Fundjavë Ndryshe”, e cila ka dy vjet që zhvillon aktivitetin e saj duke sensibilizuar shoqërinë për bamirësi, ka grumbulluar plot 3.5 milionë euro.
I pyetur nga Arjoni se sa prej tyre janë shfrytëzuar vetëm për fondacionin, Arbëri shprehet se: “3.5 milionë euro nënkuptojnë brenda kësaj gjithë vlerën materiale, pra 56 shtëpi të ndërtuara, 150 restaurime, bursa, operacione etj, etj. Në kosto totale të përkthyera në vlera është 3.5 milion, ama, kesh është shumë pak sepse ne kemi dashur gjithmonë që njerëzit ta marrin vetë sipas nevojës dhe ta sjellin në Fundjavë, pasi duam që edhe ata ta shikojnë varfërinë me sytë e tyre, i jep një lloj energjie brenda vetes, është si një lloj terapie që njerëzit të rrinë me këmbë në tokë, pra ndihmohen të dyja palët.”
Lidhur me projektin e marrë nga AMSHC, Arbëri sqaron se ky projekt ka financuar katër zyra të “Fundjavës Ndryshe” me një qera prej 20.000 lekë në mënyrë që të kenë një qendër. “AMSHC financon projekte te organizatave të reja. Ne kemi aplikuar pasi donim që aktivitetin tonë ta shtrinim edhe në rrethet e tjera dhe qendrat e “Fundjavës Ndryshe” edhe në Vlorë edhe në katër qytetet e tjera ku janë, sponsorizohen nga ky projekt, i cili mbaron tani në prill. Ishte vetëm për një vit”, përfundon Arbëri.
Për më tepër ndiqni intervistën e plotë më poshtë: