“Shqiptarit më të urryer në botë”, Martin Shkreli, i merret kopja e vetme e albumit të Wu-Tang dhe jo vetëm…

Gjykata federale po detyron Martin Shkrelin që të dorëzojë albumin e vetëm të Wu-Tang.

Tashmë gjykata do i sekuestrojë rreth 7.36 milionë dollarë nga pasuria e tij, por edhe i kërkohet të heqë dorë nga pasuri të tjera, si një pikturë e Picasso dhe një album të papublikuar të Lil Wayne. Por më e rëndësishmja, Shkrelit, do i duhet të dorëzojë albumin e Wu-Tang që e bleu në ankandin e vitit 2014 për 2 milionë dollarë.

Advertisement

“One Upon a Time in Shaolin”, një album i regjistruar për 6 vite me radhë, është më i shtrenjti shitur ndonjëherë.

Shkreli mori pseudonimin “pharma bro” duke rritur çmimet e ilaçeve që mund t’u shpëtonin jetën të sëmurëve me HIV/Aids. Ai është quajtur “njeriu më i urryer në Amerikë,” rrezikon 20 vite burg pas arrestimit të tij dy vjet më parë për implementimin e skemës Ponzi në kompaninë e tij.