Fashion blogger-ja e njohur shqiptare dështon me Photoshop-in (Foto)

Fashion blogger-ja, Estela Ujka dallohet për stilin e saj në të veshur dhe tendencat e fundit që sjell te ndjekësit e saj.

Ajo është nënë e dy vajzave të bukura, ndërkohë që është në pritje të fëmijës së saj të tretë.
Së fundmi Estela ka publikuar disa foto shumë të bukura dhe sensuale, ku ndodhet në vaskë, por jo çdo gjë është aq perfekte sa duket. Kemi parë shumë personazhe të famshëm që kanë gabuar me përdorimin e Photoshop-it, të njëjtën gjë ka bërë dhe blogger-ja këtë herë.

Advertisement

Në njërën nga fotot dallohet qartë që Estela (ose fotografi/ja e saj) është përpjekur të rregullojë me Photoshop një pjesë të kraharorit, por kjo ka rezultuar një përpjekje e dështuar. “Sistemimi” ka rezultuar në fshirjen vijës që krijon trupi me krahun e djathtë dhe kjo dallohet shumë qartë. Nuk e dimë se si Estelës, një vajze kaq shumë të kujdesshme ndaj detajeve t’i shpëtojë një gafë e tillë. Me siguri kur të zgjohet nga gjumi (pasi është në Amerikë) do t’a lexojë këtë shkrim dhe do t’a heqë foton. 😛

Po ju e dalluat? /radionrg.al/