Sipas raportit të fundit të ekspertes së pavarur për çështje të pakicave në Kombet e Bashkuara, Gej MekDugal, Greqia duhet të heqë dorë nga mohimi i ekzistimit të pakicës maqedonase dhe turke në territorin e saj dhe të fokusohet në mbrojtjen e vetëpërcaktimit, lirisë së të shprehurit dhe të bashkimit të këtyre bashkësive. MekDugal, ka theksuar në raport se e drejta e mbrojtjes së këtyre bashkësive si pakica duhet të respektohet në pajtim me Deklaratën për pakica dhe marrëveshjeve themelore ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Nga Greqia kërkohet që edhe tërësisht t’i zbatojë vendimet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut posaçërisht ata me të cilat shoqatave duhet t’u mundësohet përdorim i fjalëve “maqedonase” dhe “turke” në emrat e tyre, si dhe shprehje e lirë e identitietit të tyre etnik. MekDugal vëren se edhe në 20-30 vitet e shekullit të kaluar janë ndërruar emrat jo greke të qyteteve, fshatrave dhe maleve, si dhe emrat familjare të njerëzve të cilët kanë folur maqedonisht.
Në raport thuhet se përfaqësuesit e pakicës maqedonase në Greqi ankohen, për mungesën e të drejtës së aktivitetit politik, dhe për ligjet diskriminuese greke që kanë të bëjnë me mijëra njerëz të cilët e braktisën Greqinë gjatë Luftës civile, të cilëve është konfiskuar shtetësia dhe pasuria. Në raportin e ekspertes së pavarur citohet se Greqia i njeh vetëm pakicat religjioze myslimane në Trakinë Veriore, por se një status të tillë nuk i njihet edhe kombësive të tjera në vend. Raporti i MekDugal përmend edhe diskriminimi drejt romëve në Greqi. Ekspertja e pavarur e KB-së konstaton mangësi nga kushte themelore për strehim të komunitetit rom.