Çifti i Big Bother në pritje të fëmijës së dytë

Ata të dy janë një ndër çiftet e vetme të Big Brother që i kanë rezistuar kohës.

Neda Karafili dhe Ogren Balluku u njohën në edicionin e 4-t të Big Brother Albania. Lidhja e tyre ngjalli jo pak polemika, por dy të rinjtë, me këmbëngulje e të sigurt thoshin se kishin gjetur njeriun e jetës së tyre. Koha tregoi se ata kishin të drejtë.

Advertisement

Rreth tre vite më parë Neda dhe Ogreni u bënë prindër të një djali të vogël të quajtur Serzh ndërkohë që presin që familja e tyre të zgjerohet.

Kjo sepse Neda është shtatzënë për herë të dytë. Në këto foto të realizuara nga Revista Bordo mund të vihet re barku i rrumbullakosur i ish banores. Ndërsa për gjininë e bebit, ende nuk dihet asgjë.