Publikohet një këngë e padëgjuar më parë nga Amy Winehouse kur ishte 17 vjeç (Video)

Shumë prej materialeve të saj të pambaruara u shkatërruan në vitin 2011 për të parandaluar publikimet e tyre pas vdekjes së këngëtares, por me sa duket kjo i ka rezistuar kohës…

Tashmë të gjithë mund të dëgjoni në YoutTube një video ku shfaqet këngëtarja e famshme duke kënduar një demo krejtësisht të re, “My Own Way”, e regjistruar kur ajo ishte vetëm 17 vjeç.

Advertisement

 Ishte Gil Cang ai që e bëri publike videon, një producent i muzikës në Londër.

“Unë dhe partneri im James McMillan, kemi shkruar këngë të shumta pop për artistë të ndryshëm, por në ato vite muzika pop ishte në një periudhë të vështirë”, tha Cang për gazetën “Camden New Journal”.

“Kur Amy erdhi të na shihte në studio, na bëri përshtypje menjëherë dhe na goditi talenti i saj, një moment me të vërtetë mahnitës”. Pas vdekjes së Amy, Universal lëshoi albumin pas vdekjes “Lioness, Treasures Hidden”, i cili nuk u prit mirë nga kritikët. Pikërisht këto gjykime negative i çuan drejtuesin ekzekutiv të kompanisë, David Joseph, që të ketë një arsye tjetër për të shkatërruar demot jo të plota të këngëtares”.

“U mendova për një kohë të gjatë,” vazhdoi Cang. “Kam gjetur këtë demo javën e kaluar dhe vendosa ta publikoj, kështu që të gjithë mund ta dëgjojnë”.