Ndërsa u bëri thirrje të gjitha forcave politike vendase që të bashkohen për kapërcimin e sfidave që ndesh shteti i ri, ai u shprehu mirënjohje të veçantë për rolin e tij në procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. “Dëshiroj dhe shpresoj se edhe Beogradi do ta pranojë këtë realitet dhe në vend se të krijojë vështirësi për Kosovën, është mirë që t’ia ofrojë dorën e miqësisë këtij kombi të ri, i cili gjithnjë do të mbetet fqinji i tij”, tha mes të tjerash ai duke shpresuar një ditë në njohjen e Kosovës nga Serbia. “E njëjta vlen edhe për pesë vendet e BE-së, që ende nuk e kanë njohur Kosovën dhe refuzojnë t’i bashkohen konsensusit të shumicës, duke penguar kështu një qëndrim të unifikuar të BE-së”, tha Rohan në Prishtinë. Duke shtuar se pikërisht vendimi i këtyre pesë vendeve të BE-së po vonon normalizimin dhe stabilizimin e rajonit.