Tiranë – Pritet ekstradimi i Aldo Bares nga Turqia

Monday, September 7, 2026

Lajmi konfirmohet nga burime policore, të cilat bëjnë me dijeni se ora e mbërritjes së Bares do të jetë saktësisht 10.00 dhe se janë marrë të gjitha masat për sigurimin e masave të rrepta të sigurisë në aeroportin e Rinasit kur ai t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare. Aldo Bare, me emrin e tij të vërtetë Alfred Shkurti është arrestuar në Ankara në 25 mars 2006 pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar ndaj tij. Ai strehohej në Turqi me identitetin e rremë Mikel Kodra, duke u prezantuar si shqiptaro-maqedonas. Njëkohësisht, Aldo Baren e kërkonin dhe vende të tjera si Italia, Gjermania, Bullgaria, Rumania, Maqedonia, ku ai rezultonte si drejtues i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai akuzohet si kreu i bandës kriminale të njohur me emrin “Banda e Lushnjës”, ndaj së cilës rëndon faji për kryerjen e një sërë vrasjesh si masakrimin në korrik të 1997 i Artur Dajës, ajo në vitin 2000 e agjentit të policisë Klenti Bano, për vendosjen e eksplozivit në stadiumin e Lushnjës, për vrasjen në janar të vitit 2005 të Klodian Haxhiut, për vendosjen në mars të 2005 të eksplozivit në një apartament në rrugën “Don Bosko” në Tiranë etj.

RELATED ARTICLES
Advertisement
DIGICOM