Të gjithë e mbajmë mend Gersin e vogël, djaloshi që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët.

Rasti i tij preku shumë shqiptarë e personazhe të njohur, mes tyre edhe Lorik Canën.

Advertisement

Ishte pikërisht historia e Gersit ajo që çeli edhe edicionin e dytë të “Dua të të bëj të Lumtur” me Arbana Osmanin mbrëmjen e djeshme. Të ftuar në studio ishin shokët e Gersit të cilët i treguan atij mbështetjen e madhe që do i japin çdo ditë.

Miqtë zbuluan se Gersi është një nxënës i dalluar dhe një dashamirës i madh i futbollit, moment ky i cili do të kulmonte me prezencën në studio të ish-kapitenit të Kombëtares, Lorik Cana.

Ish-kapiteni iu bashkua idesë së “Dua të të bëj të lumtur”, duke sjellë si dhuratë për Gersin dhe miqtë e tij, uniformat e Kombëtares, topat origjinalë të firmosur prej tij dhe biletat për ndeshjen miqësore Shqipëri – Norvegji, që do të mbahet më 26 mars.

Momenti më emocionues ishte ai kur Cana i dha një mesazh të fortë për jetën Gersit, në të cilin nuk i përmbajti dot as vetë lotët.

“Gjërat më të rëndësishme arrihen me forcën më të madhe, që është brenda nesh. Bukuria e vërtetë e njeriut nuk gjendet në pamjen e jashtme, por gjendet në zemrat tona. Unë kam një djalë, që e quajnë Bojken. Unë dua që në të ardhmen ai të bëhet si unë dhe shpresoj që të më kalojë, por nëse do të ndjekë edhe hapat e Gersit do të isha shumë i lumtur”, – u shpreh ish-futbollisti.