Besi dhe Xhensila janë një nga çiftet më të pëlqyera të showbizit shqiptar, për këtë arsye ata janë gjithmonë në vëmendje të publikut.
Dy ditë më parë u përfol shumë nëpër mediat rozë se Xhensila është shtatzën, lajm ky i cili u përgënjeshtrua nga motra e Besit. Ndërkohë që të gjithë flasin për ta, çifti vendosi të arratisej për në për në Santorini, një zonë turistike shumë e famshme në Greqi.
Këtë na e ka treguar vetë Besi i cili ka postuar një foto në Instastory të një pjatë me domate, kastraveca dhe ullinj nga Santorini duke shkruar: “Çfarë pamje ë?”
Po ashtu edhe Xhensila ka postuar foto, ku shfaqet një pamja fantastike e Santorinit, por ndryshe nga Besi, Xhensila ka fotografuar tryezën e mëngjesit me briosh, qumësht dhe lëng frutash.