Vitet e shumta në skenë kanë bërë që Agron Llakaj të kthehet në një ndër aktorët e pëlqyer të publikut, pa dallim moshe.
Ai ka aftësinë të përvetësojë çdo rol që merr p ërsipër, përfshirë dhe imitimin e personazheve të njohur në politikë dhe media. Me siguri në këtë momente të gjithëve ju erdhi në mendje Sali Berisha. Pikërisht për këtë, Agroni u pyet nga moderatorët e “Chaud Patate” në Energy Radio. Si është marrëdhënia e Gonit me Berishën dhe kur e ka imituar për herë të pare atë?
“Zero. Dikur kam pasur një lloj marrëdhënie, diku nga 2003-2004, kur ishte në opozitë, që kam qenë në një drekë prej orësh, ku kam njohur një Berishë tjetër. Ai është tjetër njëri kur është në tavolinë pa kamera dhe në momentin që vendoseshin kamerat ai transformohej. Por, prej atij momenti nuk kemi pasur më asnjë lloj komunikimi.
Për herë të parë Berishën e kam imituar në vitin 1993 dhe atëherë nuk u mërzit ai, por njerzit, të cilët shkuan e bën denoncime për mua. Atehere kam ikur brenda 24 orëve në Greqi, sepse më thanë “sa ta marri vesh mbreti që s’je gomar, i ke bërë gjashtë rrugë me gurë. Por, që janë histori të vjetra e të kaluara, pasi me revolucionin njerzor e zhvillimin kuptuan që imitimi është një zhaner humoristik, artistik i këndshëm e shumë i pëlqyer.”,– tha Agroni për Chaud Patate.
“Lira” është kthyer në një tjetër rol shumë të famshëm të Agronit, për të cilën pati shumë diskutime në media, pasi u mor sikur ai imitonte juristen e rubrikës “Shihemi në Gjyq”, Eni Çobani. Aktori i humorit shpjegoi se ai personazh nuk është Eni Çobani, por është një përzgjedhje e marrë nga ekrane të ndryshme. Megjithatë ai nuk i kurseu kritikat për rubrikën e Enit, duke e cilësuar si “banalitet dhe varfëri shpirtërore për shoqërinë”.
“Ai personazh nuk është Eni Çobani. Po të ishte Eni do e vendosja emrin Eni Çobani, s’do ja vendosja Lira. Ajo është përzgjedhje marrë nga ekrane të ndryshme, duke marrë pak nga një personazh, pak ngë një tjetër dhe është krijuar një personazh si Lira.
Unë me komente nuk para merrem, por kam dëgjuar se ka thënë se Agron Llakaj ushqehet me mua, etj. Por, nëqoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur nga popull kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe për të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se ç’do të thotë të ndërtosh të ardhmen. Megjithatë është puna dhe qëllimi i çdokujt, mënyra se si e kanë menduar ta menaxhojnë veten dhe aftësitë e veta.”,- u shpreh Agron Llakaj në Energy Radio.
Intervista e plotë: