Stresi mund të shkaktojë sëmundje fizike duke dëmtuar sistemin imunitar, zbulon një studim i fundit.
Studiuesit në Universitetin e Miçiganit kanë identifikuar se si stresi ndërvepron me qelizat që supozohet të mbrojnë trupin nga infeksionie apo viruset duke shkaktuar sëmundje fizike si alergjitë, asmen, sëmundjet mendore dhe depresion.
Gjithashtu shkencëtarët kanë zbuluar se stresi ndikon tek qelizat që luftojnë bakteret dhe viruset duke shkaktuar gjithashtu dhe reaksione inflamatore. Përfundimet e këtij studimi u bazuan tek disa eksperimente që u bën me brejtësit duke i ndarë në dy grupe, brejtësit që përjetonin stres dhe brejtësit që ishin të qetë.
Ky studim tregoji se brejtësit të cilët përjetuan nivele të lartë stresi nisën të shfaqnin alergji dhe sëmundje të ndryshme dhe disa prej tyre patën dhe një fund fatal. Sipas studiuesve të universitetit të Miçiganit kjo tregon se stresi ka një ndikim të lartë në shëndetin tonë mendor dhe atë fizik.
Në momentin që një person kalon një fazë stresuese, fillon të ketë probleme me gjumin, ushqimin dhe presioni në gjak nis të rritet. Të dhënat e shëndetit në SHBA tregojnë përgjatë 2017 rreth 8.3 milionë të rritur vuajnë nga stresi ankthi dhe depresioni.