Duket se zonat kryesore të Tiranës do të kenë probleme me furnizimin me energji elektrike duke nisur nga dita e sotme.
Kështu njofton OSHEE, e cila bën të ditur se zonat e periferisë së Tiranës do të kenë mungesë energjie nga ora 09:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.
Njoftim për abonentët e rajonit Tiranë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në zbarrat 10 kV në nstacionin Farkë, në datat 29-31 janar, nga ora 09:00-13:00, do të ketë kufizim energjie në këto zona:
Në datën 29 janar pa energji do të jenë: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje.
Në datën 30 janar pa energji do të jenë: Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat.
Në datën 31 janar pa energji do të mbesin: Mullet, Ibë, Gurrë, Pëllumbas, Sauk, Lundër, Vishnje, Pallatet pranë kopshtit Botanik, Stallat Sauk, TEG, Lundër, Vilat