Shqipëri – Moti sot, 12 Nëntor 2009

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të jetë me kthjellime por pjesa tjetër do të ketë edhe vranësirave kalimtare. Këto kushte të stabilitetit të atmosferës do të na shoqërojnë gjatë natës dhe mëngjesin pasardhës. Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie me 2 gradë ndërsa në mesditë temperaturat do të ruajnë sërish vlera konstante. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim Veriperëndimor duke bërë deti të mbetet me dallgë të ulëta. Europa Qendrore dhe Mesdheu Lindor do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët. Problematike nga vranësirat dhe shirat do të jenë ishujt Britanikë, herë pas here shirat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh . Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Advertisement