Aktori 88 vjeçar mendon se përpjektjet e mëdha për të arritur suksesin në karrierën e tij, e kanë mbajtur me këmbë në tokë. “Mendoj se është e rëndësishme të kesh disa vite të zymta, ku trajtohesh si gjithë të tjerët. Më pas gjithçka kalon në një stad tjetër ku njerëzit sillen ndryshe me ty, janë dakort gjithnjë me ty, nuk të thonë kurrë jo. Unë kam pasur një jetë të rregullt përpara se të arrija suksesin”,‐ ka shpeguar aktori. De Niro nuk e ka aspak problem të jetë një model për yjet e rinj të Hollywoodit, sepse beson se ka eksperiencë jetësore të mjaftueshme. “Nuk më vjen keq të jap këshilla. Kam pasur shumë eksperienca ngaqë kam jetuar gjatë, ndaj nëse njerëzit më pyesin nuk e kam problem t’u përgjigjem”,‐ ka thënë legjenda Robert De Niro. Veç të tjerash ai ka rrëfyer se ka qenë aq i bindur se do të bëhej yll, saqë nuk ka menduar kurrë për një karrierë të dytë.