Dita e parë e shkollës për fëmijët, është një ngjarje e veçantë në familje.

Dhe Emina Çunmulaj e ka përjetuar me gjithë emocionet e një nëne dhe një gruaje shtatzënë bashkë.

Advertisement

Modelja ka shpërndarë në Instagram një foto krah vogëlushes së saj dhe ka shkruar: “Dje, ishte një nga ditët më speciale dhe emocionuese në të njëjtën kohë për mua sepse në një pikë mezi po mbaja lotët. Vogëlushja ime, Ella Faria, kaloi me sukses ditën e parë të shkollës, ajo vetëm desh qau për pak kur një tjetër djalë i klasës kishte dashur t’i merrte pjatën me të gjitha perimet që ajo kishte mbushur për të ngrënë…” – ka përfunduar ajo.