Këngëtarja Miriam Cani na ka zbukuruar ditën të gjithëve me një foto mjaft të ëmbël të Amelisë së saj.

Në këtë foto vogëlushja shfaqet e porsa zgjuar nga gjumi. Ajo ka një ngjashmëri mjaft të madhe me të ëmën, megjithatë në këtë foto shohim se ka nisur të ketë edhe hijen e të atit, kantautorit Alban Skënderaj.

Advertisement

Vetëm pak kohë më parë Albani dhe Miriami sollën për publikun këngën “Dhurata”, e cila ka ardhur si një dedikim mjaft i ndjerë për vajzën e tyre.