Blogerja Armina Mevlani sapo na bëri të reflektojmë…
Shpesh ajo na ka pohuar se është totalisht kundër ndërhyrjeve estetike, duke cilësuar se modelet duhet të jenë tërësisht natyrale.
Dhe pikërisht këtë opinion të saj Armina na e ka vërtetuar edhe sot me anë të një postimi në Instastory.
Postimi i saj rreferohej pikërisht një artikulli që tregonte për ndërhyrjet estetike të Bella Hadid, një prej modeleve më të paguara të momentit.
Sipas artikullit Bella ka bërë operacion hundën dhe Armina është shprehur e revoltuar prej këtij veprimi duke shkruar: “Ku mbeti bukuria kur modelet janë krejt plastike apo të bëra me kirurgji? Se kanë të veten fytyrën”.
Pas kësaj, Armina tregoi se i pëlqen trupi i vet, duke postuar një foto të Dita Von Teese dhe duke shkruar se trupi ideal për të duhet të ketë patjetër bel të hollë, siç e ka në fakt, vetë Armina.