Çështja e Palestinës dhe Jeruzalemit ka trazuar jo vetëm jetën politike në SHBA, por edhe atë artistike.

Shumë artistë e konsiderojnë Jeruzalemin si një qendër kulturore të të dy vendeve dhe aktivitetet më të rëndësishme muzikore e artistike mbahen aty.

Advertisement

Një nga këngëtaret që pritej të performonte në qytet ishte Lorde, e cila ka zgjedhur të protestojë kundër vendimit të Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit duke anuluar koncertin përballë qindra mijëra fansave.

“Pasi diskutova me kolegët dhe miqtë e mi vendosa të mos e mbaj koncertin e premtuar në Jeruzalem”, – është shprehur Lorde.

Kjo nuk është protesta e parë e artistëve kundër vendimit të Trump, pasi më parë Roger Waters, Lauryn Hill dhe Elvis Costello bojkotuan një sërë eventesh që ishin skeduluar në këtë qytet.