Duke qenë se është gazetare sportive, të gjithë kanë krijuar përshtypjen se Ilda Bejleri duhet të lidhet patjetër me një futbollist.

Për të është folur gjatë se ka pasur një marrëdhënie me Xherdan Shaqirin, Bekim Balaj, Odise Roshin, por ajo vetë e ka mohuar diçka të tillë, duke sqaruar se me ta ka një raport shumë të ngushtë shoqëror.

Advertisement

Së fundmi moderatorja seksi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, për shkak të lidhjes së saj (ose jo) me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu. Madje shkruhet se lidhja e tyre është shumë serioze, aq sa çifti është në kërkim të një shtëpie pasi kanë në plan të bashkëjetojnë se bashku. E ftuar në “Një kat më lart” të gazetarit Ermal Peçit, Ilda e ka konfirmuar që është në një marrëdhënie dhe partneri i saj nuk është futbollist, por vetëm kaq.

“Nuk mund të them kurrë që s’mund të jem në një lidhje më një futbollist. Por nuk e di pse gjithmonë duan të më lidhin me ta. Nuk ka lidhje profesioni, por njeriu që do zgjidhja”

GazetariPo çfarë profesioni ka pasur partneri i saj i fundit?

“I fundit? Nuk ka mbërritur i fundit, është aktual. Nuk është futbollist” , u shpreh ajo.