Në emisionin “më të nxehtë të mëngjesit”, Chaud Patate në radion ENERGY, mund të ndodhë çdo gjë…

Këtë herë ishte pikërisht ditëlindja e moderatores Suada Daci që solli surprizën live në studio. Teksa ishin duke folur për votat e publikut lidhur me temën e ditës, Saimir Tahiri Vs Flamur Ndoka, Flori, Rudina dhe Suada, lidhen në linjë telefonike me një personazh të njohur. E kemi fjalën për chefin e kulinarisë, Renato Mekolli, i cili uron live dashurinë e tij (të paktën kështu e quan), Suadën.

Advertisement

Dhe nuk mbaron me kaq…
Edhe pse Suada nuk ishte aspak në dijeni të kësaj surpize, Mekolli hyn live në studio, ndërkohë që iu bëri të ditur se “ndodhej” tek restoranti i tij. Ishte pikërisht ky momenti ku mes shpërthime të qeshurash, shef Renato i propozon live për martesë moderatores dhe mikes së tij, duke mbajtur në dorë një kuti (e cila nuk kishte unazë, por një çokollatë). Hmmm, tepër origjinale.

 

E ndërkohë që muzika e mirë dhe shakatë për “bashkëjetesën” e çiftit nuk mbaronin, Mekolli na bëri gjithashtu të ditur se përveç daljes në treg të librit të tij të parë “Sekretet e Shijes”, në muajin Mars pritet të publikohet dhe libri i dytë kushtuar vetëm pastave, pasi siç e shpjegoi dhe vetë Renato, është gatimi më i pëlqyer në botë.

I pyetur gjithashtu për ndonjë projekt televiziv, Mekolli u shpreh: “Oferta ka patur dhe ka në të gjitha kanalet, por ajo qe dua të bëj nuk është një emision nga e hëna në të premte, por nje show si Masterchef, një herë në javë. Një lloj gare që të ketë tension, shpejtësi dhe të shpërndahen dhurata.”
Kjo ishte surpriza më e bukur që Renato mund t’i bënte mikes së tij.