Ashtu mendojmë dhe ne…
Vetëm pak ditë më parë, komediani Ermal Mamaqi ka publikouar në rrjetet sociale të ftuarit që do të ketë natën speciale dedikuar ndërrimit të viteve. Përveç vajzës së Presidentit Meta, Era ai ka zbuluar edhe disa emra të tjerë të njohur. Pjesë e “Xing me Ermalin” do të jetë një pjesë e mirë e labelit “OTR” më në krye Noizyn, Varrosin dhe modelen seksi Oriola Marashi.
E meqë ra fjala për modelen, kjo e fundit ka postuar në Instagramin e saj një foto ku veshja të lë të kuptosh se ka vendosur të sfidojë të ftohtin dhe dëborën e Prishtinës. Sigurisht që kjo nuk mund të kalonte pa komentin epik të Ermal Mamaqit: “Tu ftohën vezët o goc”, i shkruan ai Oriola Marashit.