Gjykata ka lënë në fuqi masën ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, që e ndalon për të lëvizur jashtë Shqipërisë.

Tahiri u paraqit mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Krimeve të Rënda së bashku me avokatin e tij Maks Haxhia për t’u marrë në pyetje. Pas vendimit të gjykatës, avokati Haxhia u shpreh se çështja do të shkojë në Apel, ndërsa tha se nuk ka prova për këtë vendim.

Advertisement

“Do të ndjekim rrugën ligjore, do ta çojmë çështjen në Apel. Gjykata është kthyer në noter të Prokurorisë. Nuk ka prova dhe fakte për masë kufizuese, s’ka asnjë rrezik që Tahiri të largohet”,- u shpreh avokati i Tahirit.