“Lista e Shindlerit”, “Jeta është e bukur” dhe “Filadelfia”, janë disa nga filmat më të trishtë që kemi parë dekadat e fundit.

S’ka dyshim se ata janë filma të suksesshëm nga pikëpamja kinematografike, por askush me një mendje të shëndoshë nuk do t’ua rekomandonte njerëzve për të përmirësuar gjendjen e tyre shpirtërore.

Advertisement

Megjithatë, studimet e fundit neuropsikologjike tregojnë se e kemi patur gabim, pasi filmat dramatikë mund të kenë një efekt pozitiv në mendjen tonë. Këto filma jo vetëm nxisin ndjeshmërinë, por na bëjnë më tolerantë ndaj dhimbjes, dhe mund të gjenerojnë një ndjenjë lumturie dhe kënaqësie me jetën.

Efektet e papritura të filmave damatikë në gjendjen tonë shpirtërore

Hulumtuesit në Universitetin e Oksfordit rekrutuan 169 persona, të cilët u ndanë në grupe të vogla dhe të përzier me të huaj. Të gjithë panë filmin “Stuart:Një jetë në restrospektivë”, historinë e vërtetë të një riu të pastrehë me aftësi të kufizuara, të ndërvarur nga droga dhe alkooli. Në të njëjtën kohë, 69 njerëz të tjerë panë disa dokumentarë mbi historinë e natyrës, arkeologjinë dhe gjeologjinë.

Para dhe pas shikimit të filmave, pjesëmarrësit duhej të ndanin me të huajt gjendjen e tyre mendore dhe ndjesitë emocionale. Përveç kësaj, ata iu nënshtruan një testi për të vlerësuar nivelin e tolerances ndaj dhimbjes, nga ku studiuesit qenë në gjendje të kishin një ide mbi nivelin e endorfinës në trurin e tyre.

Rezultoi që mesatarisht njerëzit që panë filmin dramatik, shfaqën një ndryshim të dukshëm të gjendjes së tyre shpirtërore. Natyrisht, këto rezultate qenë të parashikueshme. Ajo që kërkuesit nuk prisnin, ishte fakti që toleranca ndaj dhimbjes u rrit me 13.1 përqind, ndërsa tek ata që panë dokumentarët u ul me 4.6 përqind. Kjo do të thotë se ata që panë filma të trishtë, qënë në gjendje të përballonin një dhimbje 18 përqind më të fortë se sa ata që panë dokumentarë.

Pse?

Çelësi qëndron në faktin se tragjedia shkakton prodhimin e endorfinës. Në fakt, truri ynë nuk bën një dallim të madh ndërmjet dhimbjeve fizike dhe atyre emocionale. Zonat përgjegjëse për zhvillimin e dhimbjes fizike, janë të njëjta me ato që prodhojnë dhimbjen psikologjike. Për këtë arsye, studiuesit janë të bindur se filmat e trishtë shkaktojnë rritjen e prodhimin të endorfinës në tru, gjë që na ndihmon të përballojmë më mirë dhimbjen.

Për më tepër, endorfina na bën të ndjehemi më mirë, na ndihmon në lehtësimin e stresit dhe nxit një gjendje qetësie dhe lumturie. Një studim i mëparshëm i kryer nga psikologët në Universitetin e Ohajos që përfshiu rreth 400 njerëz, pati konfirmuar se pas ndikimit fillestar të shkaktuar nga filmat dramatikë, shumica e njerëzve ndjehen shumë më të lumtur dhe të kënaqur me jetët e tyre.

Përtej efekteve biokimike, fakt është se shpesh ky zhanër filmi shkakton tërmete të vërtetë emocionalë, që na bëjnë t’i japin më shumë vlerë jetës tonë dhe çdo gjëje që kemi. Këto filma injektojnë një dozë të realitetit brenda nesh, çka na bën të jemi thjesht mirënjohës që ekzistojmë. Dhe kjo është padyshim një arsye e mirë për të parë herë pas herë një film dramatik, një terapi që ashtu si muzika e trishtë, mund të na bëjë të ndjehemi më mirë.