Qeveria ka miratuar shpërblimet e fundvitit për kategoritë shoqërore si dhe për ushtarakët dhe efektivët e policisë që përballuan situatën e përmbytjeve.

Bëhet fjalë për një fond prej 2 miliardë e 253 milionë lekë për shpërblimet e fundvitit, që do të ndahen në kategoritë që bëri të ditura ministrja Ogerta Manastirliu.

Advertisement

20 mijë lekë të vjetra shpërblim
79.370 përfitues me ndihmë ekonomike 
67.311 përfitues pjesë e kategorisë së personave me aftësi të kufizuar

30 mijë lekë të vjetra shpërblim
498.242 persona që marrin pension pleqërie, invaliditeti familjar dhe qyteti
132.530 persona që marrin pension sipas ligjit për pensionet e anëtarëve të kooperative bujqësore 
981 persona me trajtim të veçantë financiar, dhe persona që kanë punuar në disa ndërmarrje të industrisë ushtarake. 
11.876 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi 
3.037 persona pension pleqërie për minatorët, 
2.250 persona që nuk përfitojnë pernsion po shërbim financiar si veteranët

“Fondi 63 milionë e 300 mijë lekë në shenjë mirnëjohje për të gjithë ata efektivë të forcave të armatosura dhe policisë së Shtetit që u përfshinë në operacioni e jashtëzakonshëm që përballuan një emergjencë të rrezikshme në vecanti për ata që ishin në vijën e parë të shpëtimit të jetëve”, bëri të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka.