Lajmi se Erisa Xhixho, politikania e njohur e LSI-së, është shtatzënë për herë të dytë, u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.
Vetë Erisa vendosi që ta lajmëronte këtë lajm të bukur në spektaklin “C’est la vie” ku ajo po angazhohet aktualisht dhe që prej atij momenti, jemi të gjithë kuriozë të idmë sa më shumë detaje.
Në një intervistë për “Bordo.al”, Erisa ka zbuluar se fëmija i dytë i saj dhe Eneas do të jetë një vajzë, duke zbuluar kështu për herë të parë gjininë e bebes që ka në bark. Xhixho ka treguar se në fakt ato e kanë dëshiruar prej kohës një vajzë sepse duke qenë se fëmija i parë ishte djalë, qejf është që e dyta të jetë vajzë.
Përsa i përket emrit të vajzës, Erisa dhe bashkëshorti i saj Enea janë ende në kërkim por diçka është e sigurt: duhet një emër që të shënjojë personalitetin e vajzës dhe të jetë njësoj i lexueshëm në Shqipëri edhe jashtë saj.