Tepër origjinale…
Nëse keni ndjekur seritë e videove të Love Advent Calendar këtë vit, me siguri e keni kuptuar që tema kryesore është forca e femrës. Nga Gigi Hadid tek Ashley Graham (dhe Kendall Jenner), çdo modele përfshihet në një seancë aktiviteti fizik intensiv, me qëllim që të “përqafojë” atë forcën brenda vetes. Për ditën e 11-të, Hadid na tregoi disa veprime prej boksiereje në mënyrën e saj më energjike.
Megjithatë nuk ishin gjestet e boksit ato që na morën mendjen, por sqetullat e saj të padepiluara. Kjo sigurisht jo për keq, pasi e bën videon dhe mesazhin më të të vërtetë. Ju si mendoni?
Hidhini një sy videos më poshtë: