Sipas disa raportimeve, çifti është në bisedime e sipër për të luajtur rolin e burrit e gruas në filmin që do të realizohet mbi dinastinë e fashionit Gucci. I madhi Ridley Scott e sheh Leonardon si Maurizio Gucci, biznesmeni italian që e bëri të suksesshme perandorinë Gucci në vitet 1980 para se të vritej nga ish gruaja Patrizia Reggiani. Angelina do të luajë Znj. Gucci, e cila është duke vuajtur një dënim me 29 vite burg në Milano. E cilësuar si “Vejusha e zezë” nga shtypi italian, ajo u akuzua për punësimin e një vrasësi me pagesë në 1995‐ën për të vrarë të shoqin në mënyrë që të merrte kontrollin e biznesit multimilionash $. Regjisori Scott shpreson që të ketë të firmosura kontratat me të dy aktorët në mënyrë që të fillojë puna e realizimit në fillim të 2010‐ës.

Advertisement