Mafiozi që theu tabunë e fundit!

Asnjë mafioz deri më tani nuk ka pranuar homoseksualitetin e tij. Kjo është një veçori që nuk vlerësohet aspak nga “burrat e nderit”. Marmando ka thyer shumë rregulla të botës së mafies. Ai ka bashkëpunuar me policinë e u ka dhënë informacione dhe ky element konsiderohet si dënim me vdekje për mafiozët. “Ka disa rregulla të cilave një njeri i mafias duhet t’i përmbahet 100%. Psh nuk duhet mbajtur mjekër, nuk duhen pasur histori me gruan e një tjetër gangsteri, nuk duhet bashkëpunuar me forcat e rendit. Kurrë!”,‐ shkruhet në New York Times. Midis rregullave të pashkruara të mafiozëve, ekziston edhe kjo që është ndoshta më e forta: mafiozi duhet të jetë “burrë i vërtetë”, sepse në kulturën mafioze homoseksualiteti konsiderohet element debulese dhe nuk pranohet. Sipas Gerard L. Shargel një nga përfaqësuesit ligjor të John Gotti, kultura mafioze është çështje respekti mes burrash, e si rrjedhojë përshkohet nga një nivel tejet i lartë maskilizmi. Ndaj rasti i Mormando‐s do të thyejë një nga tabutë më të forta në kulturën mafioze, ndaj është shummë i rrezikuar. Procesi ndaj tij po bëhet në fshehtësi të plotë.

Advertisement