Prej shumë vitesh humori i Marin Orhanasit na ka shoqëruar çdo të dielë në “Portokalli”.

Dhe sigurisht që humorin Marini nuk e shfaq vetëm në punë, por edhe “në kushte shtëpie” e në rrjetet sociale. Mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar në Instagram një foto duke pastruar shtëpinë, e përbri saj shkruan: Në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut m’i morën të drejtat si burrë.

Advertisement

Nga shprehja e fytyrës që ka bërë aktori në foto, duket goxha i lodhur, por pavarësisht kësaj, ai e ka gjetur kohën për një foto. Epo normale se nuk është aspak e lehtë të jesh zonjë e shtëpie.