Ndryshimet në televizione kanë nisur që në fillim të sezonit në muajin shtator, por duket se nuk kanë ndërmend të ndalen.

Një tjetër gazetare i është larguar pozicionit të saj nga një ekran në të cilin punonte për një kohë të gjatë, për t’u zhvendosur në një tjetër televizion. Gazetarja e njohur e politikës Merita Haklaj ka verdosur ta mbyllë këtu bashkëpunimin me “ABC News” pas 7 vitesh.

Advertisement

Ajo do të jetë tani pjesë e Top Channel, i cili së fundmi është përfshirë nga një “boom” lëvizjesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetarja në rrjete sociale.
“Nuk kam asnjë fjalë, veç mirënjohjes për çdo ditë në 7 vite që kalova në Abc News. Rrugën e vazhdoj nga sot në Top Channel. Faleminderit për mikpritjen që gjeta!”, – shkruan gazetarja Haklaj.