Edhe një herë N’Sync?

Thuhet se është konfirmuar edhe prania e Justin Timberlake. Lance Bass, JC Chasez, Joey Fatone, Chris Kirkpatrick dhe JT nuk performojnë së bashku që prej 2001-it. Që atëherë pjesëtarët e grupit kanë ndjekur rrugë të ndryshme solistike në muzikë e kinema. Këtë lajm e ka bërë të ditur Chris Kirkpatrick gjatë një interviste për të përjavshmen PEOPLE. “Besoj se kur yjet të jenë vendosur dhe do të jetë momenti i duhur, atëherë mund të rikthehemi së bashku, sidomos nëse do të kemi mendjen në vend e do të dimë se cili do të jetë drejtimi që duhet të marrim më pas si grup”,- ka thënë ai. Ne n’a duket sikur në këtë deklaratë nuk ka ndonjë gjë të sigurt për rikthim të N’Sync, megjithatë le të shpresojmë se do të ndodhë.

Advertisement