Jo piercing në gjuhë!

Ky është alarmi i lëshuar nga mjekët izraelitë pas rastit të një 22 vjeçareje, e cila gjeti vdekjen në spital pas një sërë dëmtimesh cerebrale shkaktuar nga topi i metalit në gjuhë. Ky rast përfundoi në “Archiv of neurology”. Këmishat e bardha tërheqin vëmendjen ndaj infeksionit të cilin mund t’a shkaktojë piercing-u e mund të shpërndahet në gjak e mund të mbërrijë deri në tru. Midis simptomave të tjera pas vendosjes së një copëze metali në gjuhë numërohen edhe dëmet në dhëmbë si krisje apo thyerje, infeksione të gojës dhe disa herë probleme kardiake. Kështu të dashur kur të doni të bëni një piercing në gjuhë, ju lutemi mendohuni dy herë e ndoshta më tepër, sidomos pas këtyre lajmërimeve nga mjekët. Shëndeti para të qenurit fashion.

Advertisement