Këngëtarja ka bërë një marrëveshje me gjigandin e kozmetikës AVON për të realizuar parfumin që do të mbajë firmën e saj e do të dalë në treg vitin e ardhshëm. Fergie ndihet e nderuar që do t’i bashkohet listës me emra si Reese Witherspoon, Jennifer Hudson dhe Salma Hayek, të cilat kanë punuar më parë me AVON. “Ato janë të ndryshme nga njëra-tjetra, por janë të gjitha të mrekullueshme, femra të forta që kanë qëllime në vetvete. Është shumë e rëndësishme për mua të prezantoj atë që kam brenda. Unë jam pak më Rock’n Roll se disa artistë të tjerë, dhe Avon m’a ka lejuar shfaqjen e këtij personaliteti”,- ka thënë Fergie për WWD.