Tashmë nuk ka më dyshime, Bora Zemani dhe Vin Veli janë ndarë.

Lajmi konfirmohet për “revistawho.com” nga të afërm të çiftit të njohur, të cilët kanë marrë vendimin për t’i dhënë fund marrëdhënies së tyre disavjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë. Zërat për ndarjen e tyre kanë kohë që qarkullojnë, por të dy e mohuan disa javë më parë këtë thashethem, që mesa duket paska qenë i vërtetë.

Advertisement

Tashmë të dy ish-partnerët nuk e ndjekin më njeri-tjetrin në rrjetet sociale dhe ky është një tjetër fakt që pohon lajmin e ndarjes, ndërkohë mësohet se ata i kanë dhënë fund edhe bashkëjetesës.