Mesazhet në telefon kanë ndryshuar mënyrën e të komunikuarit mes njerëzve duke tejkaluar kufijtë.

Dërgimi i një mesazhi pëmes telefonit mbush plot 25 vite. Dhe e dini se teksti i parë i dërguar është “Gëzuar Krishtlindjet”. Mesazhi i parë është dërguar në 3 dhjetor të vitit 1992 nga inxhinieri i Vodafone Neil Papworth. “Gëzuar Krishtlindjet” ishte përmbajtja e tekstit që ai dërgoi nga kompjuteri i tij tek telefoni një kolegu.

Advertisement

Ideja ishte në fakt për të publikuar një shërbim për të gjetur njerëzit. Por, askush nuk e mendoi që shpërndarja mesazheve do të përhapej kaq shumë.