Nëse jeta futbollistike deri në këtë moment të sezonit ka qenë krejtësisht virtuale, ndërsa jeta private duket se po shkon mirë, madje shkëlqyeshëm për sulmuesin uellsian Gareth Bale.

Për ish-lojtarin e Tottenham ka një motiv më shumë për të qenë i buzëqeshur, pasi marrëdhënia me Emma Rhys-Jones ka mbërritur në një kapitull shumë të rëndësishëm, martesa. Gareth Bale ka vendosur që të martohet së shpejti në Itali, edhe pse ende nuk ka përcaktuar kohën dhe vendin. Sipas “The Sun”, kapiteni i Uellsit ka vendosur që të organizojë një dasmë madhështore dhe të sjellë edhe Beyonce, por jo si të ftuar, por për të kënduar në ceremoni.

Advertisement

Këngëtarja amerikane ka kërkuar 1.5 milionë euro për të performuar live, një vlerë që duket se është e mundur të arrihet nga Bale, kështu futbollisti ka nisur negociatat me 36 vjeçaren nga Houston për të zyrtarizuar marrëveshjen.